Nga Shqipëria / E Premte 29 Maj 2020, 15:03

Nis faza 2/ Manastirliu: Nga 1 qershori hapet gjithçka veç këtyre aktiviteteve

Pavarësisht rritjes së shifrave nga data 1 qershor do të vazhdojë plani i hapjes ashtu si ishte vendosur. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se nga 1 qershori do të lejohet lëvizja në të gjithë territorin e vendit, hapen plazhet, çerdhet, kopshtet dhe kufijtë tokësorë.

"Edhe pse deri më sot kemi një ecuri të qendrueshme të epidemisë, nuk duhet harruar se rihapja kërkon vigjilencë individuale. Pavarësisht luhatjeve ditore do vazhdojmë me planin tonë të rihapjes. Faza e dytë e hapjes rikthen lirinë e lëvizjes. Do të kërkohet sakrifica individuale dhe të jemi kujdes për të mbrojtur veten dhe njerëzit. Është vendosur që ne të ndjekim planin e vendosur më herët dhe nga 1 qershori lejohet lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve në të gjithë territorin pa asnjë kufizim. Do të hapen çerdhet dhe kopshtet dhe kufijtë tokësorë. Do të mbetet në fuqi karantina 14 ditë.

Nga data 1 qershor plazhet do të jenë të hapura me masa sigurie, do të jene te percaktuara me autorizime nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur në këtë periudhë. Fotj të gjithë të zbatojnë protokollet që do të bëhen publike.

Do lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit dhe palestrat ne rregulla strikte. Po punohet për një plan për transportin publik, por deri në miratimin e tij do qëndrojnë të mbyllura. Do qëndrojnë të mbyllura deri ne nje urdher te dyte aktivitetet kulturore, kinematë, teatrot, pishinat, klubet e natës.

Gjatë fundjavës do të hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin, pavarësisht zonës së kuqe apo të gjelbër. Kjo do jetë fundjava e fundit që do të qëndrojë në fuqi perimetri i zonave të kuqe, pra nuk do lejohet dalja nga kufiri i zonës së kuqe deri në datën 1 kur do të hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes”, tha Manastirliu.