Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se të gjithë bizneset që nuk do të aplikojnë për të përfituar pagën e luftës për punonjësit e tyre, do të gjobiten. Ato do të paguajnë 50 mijë lekë për çdo aplikim që nuk kanë realizuar.
Bizneset kanë kohë të aplikojnë deri me datë 5 Qershor, ose përndryshe do të penalizohen. Numri i personave të larguar nga puna që pritet të përfitojnë deri me datë 17 Maj rezulton rreth 63 mijë.
“Kjo paketë ka ecur në fillim shumë mirë, por me kalimin e kohës një numër i madh biznesesh nuk po aplikonte. Për këtë arsye ka dalë një akt-normativ që penalizon bizneset që nuk aplikojnë për të punësuarit e tyre me vlerën 50 mijë lekë për të punësuar", tha drejtoresha Ibrahimaj./ "Abc News"
