Nga Shqipëria / E Premte 29 Maj 2020, 21:09

Sa me fat: Isli Islami merr një letër surprizë në mes të emisionit

Moderatorët e njohur Ori Nebijaj dhe Isli Islami me vite na kanë bërë shoqëri çdo mëngjes me emisionin ‘Wake up’ në Top Channel. Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Islin, i cili është surprizuar në emision.

Në studion e tyre ka mbërritur postieri i programit "Dua të të bëj të lumtur", Oni Pustina i cili i ka dorëzuar një zarf për të qenë pjesë e emisionit. Isli u suprizua shumë dhe njëkohësisht i lindi kureshtja se kush mund të jetë personi që e ka ftuar.

Moderatori u shpreh se kurrë më parë nuk kishte marrë letra anonime dhe mezi po pret të Shtunën për të zbuluar personin që fshihet pas saj.