Ditën e sotme në rrjet bëri bujë deklarata e Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu. Ai nxorri një video të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, ku ajo shihej me pistoletë. "Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen", u shpreh Veliu mes të tjerash.
Së fundmi mjekja dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reaguar në lidhje me deklaratën e tij.
“Nga çfarë familje vjen ky fëmija…”
Po heq nga FB fotot ku kam dalë me rroba banjo(pa to ka kush del), duke tymosur ndonjë cigare, e “dehur” pas ndonjë gëzimi familjar dhe shoqëror, po heq fotot e zborit me pushkën model 52 në krah, se jo për gjë, por do më mbetet dhe vajza pa martuar", ka shkruar Dokle.
Kujtojmë se e ëma e djalit sqaroi se ishte aktore dhe arma ishte lodër. Pas sqarimit të saj reagoi dhe Veliu, i cili u shpreh se fjalët e tij ishin nxjerrë nga konteksti. (Lexo këtu)

