Nga Shqipëria / E Premte 29 Maj 2020, 17:05

E rëndë në Fier/ 51-vjeçari dhunon të shoqen dhe i vë zjarrin banesës

Një 51-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga policia. Ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe për më tepër i ka vënë zjarrin banesës, duke i lënë familjarët pa strehë. 51-vjeçari është akuzuar për veprat penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" dhe "Dhunë në familje".

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.

Burimi: "Abc News"