Nga Shqipëria / E Premte 29 Maj 2020, 13:01

Greqia hap kufijtë turistikë nga kjo datë, mes tyre edhe me Shqipërinë

Greqia ka vendosur të rihapë kufijtë për 29 vende. Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit, mes tyre Shqipëria, por edhe vende më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së turizmit, lista e vendeve është: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Lista do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku. Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen dhe monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm.