Ka qenë i paprekur nga koronavirusi për më shumë se dy muaj e gjysmë, por sot bëhet e ditur se në Sarandë ka rezultuar rasti i parë me Covid-19.
Burime për "abcnews.al" bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetase ukrainase e cila ka ardhur për pushime në Sarandë. Prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë, ndërsa ka deklaruar se në Sarandë ka apartamentin e saj dhe nuk ka pasur kontakte të tjera.
Bluzat e bardha, po punojnë për gjurmimin e kontakteve të saj dhe rasteve të tjera të mundshme.
