Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 15:03

'E donin të gjithë, ndihmonte njerëzit', flasin miqtë e amerikanit që u mbyt nga polici

George Floyd është amerikani që ndërroi jetë ditën e djeshme pasi një polic që e arrestoi, i vendosi këmbën në qafë duke i marrë frymën. Për George, në Minneapolis po zhvillohen protesta teksa familjarët e miqtë e 46-vjeçarit tregojnë se ai ishte një njeri shumë i dashur.

George punonte roje në një restorant dhe ishte nga Houston.

Pronari i restorantit tregoi: "Atë e donin të gjithë punëtorët dhe klientët. Pasi mbyllnim restorantin ai ndihmonte në pastrim dhe sillej shumë mirë me klientët. Kur pashë videon nuk mund ta besoja që ishte Floyd".

"Ai i ndihmonte njerëzit, ishte aty kur dikush nuk ndihej mirë", u shpreh një mik i amerikanit.