Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 17:05

Votoni: Sa efektive ishin për situatën tuaj paketat financiare gjatë izolimit në shtëpi?

Pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, qeveria miratoi disa paketa financiare për të përballuar krizën ekonomike. Në paketën e parë ekonomike programohej ndihma për sistemin shëndetësor, biznesin e madh dhe shtresave më në nevojë. Ndërsa në paketën e zgjeruar u premtua një pagesë fikse për personat të cilët vazhdonin ta mbanin hapur biznesin e tyre, por që për shkak të masave kufizuese pësuan rënie të konsiderueshme të punës. Për shumë qytetarë këto paketa ishin një lehtësim gjatë kohës së pandemisë, ku puna dhe çdo aktivitet u ndal ndërsa të tjerë nuk përfituan. Për situatën tuaj a ishin efektive këto paketa? Votoni në sondazhin e mëposhtëm nga Xing.al.