Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 21:09

Dy vajza e ndaluan në rrugë, Pipero: Mendova se donin foto por...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Historia ime". Gjatë intervistës me moderatoren Mirela Milori ai tregoi se para disa ditësh e kanë ndaluar në rrugë dy vajza.

Fillimisht mjeku ka menduar se vajzat do t'i kërkonin ndonjë foto, por ato kanë kërkuar të dinë se kur do të hapen lokalet e natës. Pipero u shpreh se në një kohë të tillë duhet të bëjmë kujdes, lokalet e natës nuk janë të rëndësishme sepse virusi vazhdon të jetë nëpër këmbë.

“Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, s'ka kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha mjeku.