Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion". Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu ajo ka treguar se në ç'rast do të ndërpritej hapja e vendit dhe do të riktheheshin masat kufizuese.
"Nëse do të kishim dyfishim apo trefishim të rasteve të reja, krahasuar me një dyjavësh të mëparshëm. Nëse do të kishim një rritje të numrit të të shtruarve duke përfshirë Covid 1, pra duke shkuar tek 80 të shtruar dhe nëse do të kishim të intubuar 15-20 raste. Atëherë ne stopojmë, pra qëndrojmë në vend, s’ka më rihapje, nëse kjo rritet, atëherë ne do të bëjmë rikthim prapa", tha Manastirliu.
