Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 23:11

Protokolli i sigurisë për plazhet/ Manastirliu: Distanca e çadrave do të jetë 3.5 m, do ketë...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Opinion". Ajo ka treguar se ditën e nesërme do të bëhet publik portokolli i sigurisë dhe kushteve higjieno-sanitare për plazhet.

Manastirliu bëri me dije paraprakisht se distanca e çadrave në plazhe do të jetë 3.5 metër. Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë.

“Besojmë se nga data 1 Qershor do të kemi edhe protokollet që do të përcaktojnë kriteret për plazhet që do të kenë çadrat e vendosura, shezlongët, kushtet higjeno sanitare. Distanca e çadrave nga boshti në bosht do të jetë 3.5 metër.

Do të ketë dy shezlongë, por mund të ketë edhe çadra pa shezlongë. Do të ketë kushte higjeno- sanitare. Po krijohet një autoritet i veçantë për plazhet. Kemi përcaktuar të gjitha këto në protokolle. Protokolli është gati, është i miratuar dhe nesër bëhet publik për të gjitha strukutat hoteliere dhe turizmin”, tha ministrja.