Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 22:10

Qeveria ndryshon vendimin e pagës së luftës, ja kush do të përfitojë

Qeveria ka ndryshuar së fundmi vendimin për ndihmën ekonomike prej 40 mijë lekësh. Kjo ndihmë financiare përfitohej nga punonjësit që ishin larguar nga puna në periudhën Mars -10 Prill por me ndryshimet e bëra në vendim, kjo datë është shtyrë.

Pagën e luftës do ta përfitojnë të gjithë individët që janë larguar nga puna mes datës 1 Mars dhe 17 Maj. "Dhënie ndihmë financiare prej 40.000 lekësh, për ish-të punësuarit që janë larguar nga puna nga data 1 Mars 2020 deri në datën 17 Maj 2020", thuhet mes të tjerash në vendim.

Po ashtu në pikën dy është shtuar dhe një paragraf, në të cilin shkruhet se në rast se bizneset nuk aplikojnë për të përfituar pagesën për punonjësit, ndihma financiare do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore.

Miratimi do të kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit/ish-të punësuarit do të dorëzojnë./ "Abc News"