Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 21:09

Tragjike/ Po luante me shokët, humb jetën 8-vjeçari në Krumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Krumë. Një 8 vjeçar ka humbur jetën te "Fusha e Sportit", teksa luante me fëmijët e tjerë.

Policia ka njoftuar se vogëlushi është rrëzuar dhe ka humbur më pas jetën gjatë rrugës për në spitalin e Hasit. 8-vjeçari nuk kishte asnjë shenjë në trup dhe pritet të bëhet ekspertiza për të gjetur shkaqet e humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.05.2020 në vendin e quajtur Fusha e Sportit në qytetin e Krumës, shtetasi E. C. 8 vjeç, duke luajtur me fëmijë, është rrezuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Hasit, por rrugës ka ndërruar jetë. Gjatë këqyrjes në trup nuk janë konstatuar shenja.