Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 20:08

Rastet e reja në QSUT/ Flet Pipero: Marrja e masave ka çaluar

Në QSUT janë në total 20 të prekur me Koronavirus, 12 prej të cilëve u konfirmuan vetëm ditën e sotme. Lidhur me këtë çështje ka folur së fundmi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

I ftuar në "Mbrëmje në ABC", Pipero tha se diku ka çaluar marrja e masave parandaluese mes bluzave të bardha. Personeli dhe pacientët janë infektuar nga një infermiere e cila ka rezultuar pozitive disa ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Mjeku tha se infermierja është treguar e pakujdesshme dhe ka shkuar në punë pavarësisht simptomave. Pavarësisht gjendjes aktuale, Pipero shprehet optimist.

“Nëse në 3 ditë kemi 60 apo 70 raste pozitive, po t’i spostojmë një muaj më parë do kishim 30 të shtruar në spital, ne tani nuk kemi asnjë, më parë kishim 1 apo 2 në spital..Kjo pasi 95% janë pa simptoma. Duke qenë se janë institucione duhet të evidentohen, testohen, për të ndërprerë zinxhirin epidemiologjik", tha ai.

Burimi: "ABC News"