Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një lajm të mirë për të gjithë qytetarët. Ai ka njoftuar se pagesa e kësteve të kredive do të shtyhet deri me datë 31 Gusht.
"Lajm i mirë
Bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020
Gjithashtu banka e shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi", ka njoftuar Rama.
