Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 18:06

'Bëj sevap se gjynah', Dojna Mema ndalohet nga policia

Ditën e sotme moderatorja Dojna Mema është ndaluar nga policia, teksa qarkullonte me makinë në kryeqytet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Instastory.

Policia e kishte ndaluar pasi Dojna ishte futur në drejtimin e gabuar. Moderatorja ka treguar se një burrë rreth të 40-ave kishte ndërhyrë duke i kërkuar policisë "të bënë sevap" dhe ta falte.

“Situatë reale: Më ndalon polici se u futa gabim dhe një burrë tek të 40-tat, shumë seriozisht i thotë ‘Bëj sevap se gjynah, femër”, shkruan Dojna.