Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka ndarë së fundmi me ndjekësit një lajm të trishtë. Ajo ka njoftuar se i ati është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Përmes disa postimeve në Instastory Rudina ka falenderuar të gjithë stafin mjekësor për kujdesin që po tregojnë për babain e saj. Aktorja shprehet se ia vlen t'i bësh publike të tilla raste kur ke shumë falenderime të sinqerta për të thënë.

“Në përgjithësi nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por…Ja vlen ta bësh publike kur ke falenderime të sinqerta për të thënë”, ka shkruar Rudina.









