Armina Mevlani ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të dy fotove ku fashionistja shfaqej me barkun paksa të fryrë. Menjëherë ky detaj ra në sy dhe nisën aludimet se ajo është shtatzënë.

Por në një prononcim për "Iconstyle.al", Armina ka treguar se thashethemet nuk janë të vërteta. Ajo tregoi se është thjesht një fryrje e lehtë barku që çdokujt mund t’i ndodhë në momente të caktuara.

“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, tha Armina.



