Një video shokuese ku një polic në Minneapolis mbyti me këmbë një qytetar ka shkaktuar zemërim të madh dhe protesta. Sot është publikuar një tjetër video që tregon se George Floyd nuk e kundërshtoi aspak policinë kur ata e arrestuan, ndryshe nga deklarata e tyre.
Në video shihet se dy policë e nxorrën Floyd nga makina dhe i vendosën prangat. 46-vjeçari nuk i bëri rezistencë policisë.
Pasi e arrestoi polici e shtriu me fytyrë në tokë Floyd-in dhe e mbante me njërin gju.
"Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë", dëgjohej t'i thonte policëve qytetari. Afro-amerikani ndërroi jetë pasi humbi ndjenjat.
Video shows what appears to be the start of the confrontation between #GeorgeFloyd and #Minneapolis #police officers. A restaurant's security footage shows cops taking him into custody, but the restaurant owner says it does not show Floyd resisting #Arrest pic.twitter.com/LjIerm6BaX
— Sn00pster (@sn00pdad) May 27, 2020
