Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 12:12

Vrau babanë për t’u vetëmbrojtur, lihet e lirë nga gjykata 20-vjeçarja

Pas një sherri në familje, Deborah Sciacquatori vrau me thikë babanë e saj të dhunshëm. 20-vjeçarja nga Italia u arrestua nga policia, por një gjykatë në Tivoli të Italisë, e ka liruar nga akuzat.

Të gjitha provat çojnë se 20 vjeçarja e ka kryer krimin për t’u vetëmbrojtur, nga një baba i cili ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar.

Ngjarja ndodhi 1 vit më parë kur sipas autoriteteve vendase viktima Lorenzo Sciacquatori, i cili kishte qene boksier, kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe donte të dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij.

Sipas hetimeve, nga frika vajza kishte marrë thikën në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte duke e lënë të vdekur të atin.