Nga Shqipëria / E Enjte 28 Maj 2020, 11:11

'Mbaruan 3 minuta', Ramës i ndërpitet fjala në Kuvend: E morët vesh ju...

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama solli në vëmendje një mesazh që tha se i kishte ardhur nga një demokrat i revoltuar për qëndrimet e partisë së tij.

Por teksa Rama fliste, IT e kuvendit i ka ndërprerë fjalën në bazë të rregullores për replikën e cila duhet të zgjaste vetëm tre minuta.

"Koment nga FB të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua: Na thatë në 2013 kur na e mori Edvini se do bjeri shpejt se ka premtuar gjëra që nuk bëhen por aty e kemi prapë. Na thatë futuni në çadër se do bjerë vetë, tani fitoi prapë Edvini. Ikët nga parlamenti dhe populli nuk u duk pas nesh se u tretën dhe ata të Bashkive se i tretëm nëpër protesta. U ngrysëm me muaj dhe e vetmja fitore ishte një natë që Edvini i ra nga Elbasani kur po vinte nga Vlora", tha Rama. (ndërpritet fjala)

Rama: Shumë faleminderit. E more vesh se kush e ndan kohën e lirë

Ruçi: Hape edhe një minutë për kryeministrin.

Rama: Faleminderit. E more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në Kuvend

Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme nga Abc News.