Një spital në Britaninë e Madhe është mbyllur për shkak se 40% e personelit shëndetësor kanë dalë pozitiv me koronavirus. Mediat e huaja bëjnë të ditur se spitali në Weston ka rreth 2,000 veta staf dhe paralajmërohet për një shkallë të lartë të rasteve të koronavirusit midis mjekëve.
Tani është ngritur shqetësimi se stafi mund të ketë përhapur virusin te njerëzit e tjerë duke qenë se edhe shkencëtarët shprehen se gjysma e rasteve janë infektuar nga përhapja asimptomatike.
Të hënën spitali nuk ka pranuar më pacientë të rinj, por shkaqet e shpërthimit kanë mbetur mister. Ndërkohë vendasit fajësojnë turistët që kanë mbushur plazhet gjatë dy javëve të fundit.
Doktor William Oldfield tha se ata janë në proces testimi të të gjithë stafit, të cilët mund të kenë pasur kontakte me pacientët. Oldfield deklaroi se anëtarët e stafit që kanë testuar pozitiv janë të izoluar.
