Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 21:09

Rama: Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të nëpërkëmben kurrë më dhe kjo falë...

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme një komunikim online me qytetarët rreth Koronavirusit. Gjatë fjalimit të tij ai falenderoi stafin mjekësor për punën e tyre të palodhur. Rama shprehet se falë tyre Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të nëpërkëmben më nga askush.

'Mjekët dhe profesionistët duhen falënderuar dhe jam i lumtur që i dhanë një përgjigje të gjithë atyre që i mbuluan me baltë dhe thashetheme. Mos e harroni falë tyre Shqipëria dhe shqiptarët fituan dhe u ndjenë si kurrë më parë në sytë e fqinjëve të tyre italian dhe kurrë më, nuk do të nëpërkëmben vetëm për fjalën albanese", tha ai.

Kryeministri iu bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat, sepse virusi ende nuk ka ikur. Ai tha se se qeveria ka filluar me përgatitjet në rast se do të rikthehet një valë e dytë.