Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 23:11

Shefja e epidemiologjisë tregon ç'do të ndodhë tani që vendi është hapur: Çdo person do të...

Drejtoresha e shërbimit të Epidemiogjisë, në ISHP, Silva Bino ishte së fundmi në një lidhje direkte për emisionin "Byro Politike", "ABC News". Ajo foli rreth rasteve të reja me Koronavirus në vend, duke u shprehur se numri më i madh i të infektuarve vjen si pasojë e rritjes së numrit të testimeve.

Ajo u shpreh se tani që vendi është hapur çdo person kontakt do të testohet. “Kjo është strategjia jonë tashmë që vendi është hapur. Çdo person kontakti do testohet”, tha Bino.

Këtë të Mërkurë Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se ishin 21 raste të reja, të gjitha në Tiranë. 13 prej tyre ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT. Bino tha në "Byro Politike" se personi i parë është evidentuar dhe është izoluar në spital.