Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 22:10

Manastirliu prezanton strategjinë e re për Koronavirusin: Do të shtojmë testimet, do të kemi...

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Real Story" në News24 nga Sokol Balla. Ajo ka folur rreth strategjisë që të ndiqet gjatë sezonit të verës për Koronavirusin.

Manastirliu ka bërë me dije se do të rritet numri i testimeve, madje do të ketë dhe testime rastësore për të parandaluar shpërthimet e Koronavirusit.

"Jemi në prag të sezonit turistik. Do testojmë më shumë dhe do gjurmojmë më shumë pasi duhet të parandalojmë më shumë. Për efekte epidemiologjike ne mund të bëjmë dhe testime rastësore në kampionet e turistëve që do të vijnë. por ne do bëjmë edhe testime rastësore në kampione të turistëve për të parandaluar shpërthimet e koronavirusit. Para një jave erdhën 11 mijë teste, tani me USAID 4 mijë e 500, tani në fillim të qershorit 5 mijë e 500, po ashtu dhe me BE. Nëse duhet edhe 100 mijë do e çojmë. Nëse ekspertët thonë që na duhen 100 mijë, patjetër. Fondet janë vendosur nga qeveria për të siguruar testimin", tha Manastirliu.