Këshilli i Ministrave ka bërë me dije se patentat shqiptare do të njihen dhe në Turqi, po ashtu dhe patentat turke në Shqipëri. Kjo mundëson që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë lirshëm në territorin turk me mjetet e tyre private dhe anasjelltas.
Vendimi:
Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Burimi: "ABC NEWS"
