Gjatë një konference për shtyp kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se për herë të parë pas kaq vitesh ndjen se ka nevojë për syze. Ai e shikon këtë si efekt të mundshëm të Koronavirusit, me të cilin u përball në fund të muajit Marsit.

"Unë po zbuloj se duhet të vë syze për herë të parë pas kaq vitesh. Mendoj se është shumë, shumë e mundshme që problemet me shikimin të lidhen me Koronavirusin", është shprehur Jonhnson.

Megjithatë problemi i lartpërmendur nuk është renditur si një simptomë e Koronavirusit nga NHS, Shërbimi Shëndetësor i Kombit në Mbretërinë e Bashkuar. Simptomat zyrtare janë temperatura e lartë, kolla e vazhdueshme, humbja e shijes, tharja e fytit, vështirësi në frymëmarrje, ethe dhe lodhje. (Lexo këtu)
Burimi: "metro.uk"
