Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 17:05

'Paskam vënë pak bark', Klea Huta zbulon nepsin e shtatzënisë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo është në pritje të një djali dhe mezi po pret ta mbajë në krahë për herë të parë.

Klea është treguar shumë aktive në rrjete sociale gjatë periudhës së ëmbël dhe ka ndarë çdo moment me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka publikuar një foto, me anë të së cilës tregon dhe nepsin e shtatzënisë.

Ajo shihet duke ngrënë një hamburge dhe krahas fotos ka shkruar me humor: "E uritur. Paskam vënë pak bark."