Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 15:03

Nga shtëpia në Spanjë: Olta Gixhari tregon barkun e rrumbullakosur

Olta Gixhari po pret me emocion të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk po i kursen fotot, të cilat publiku mezi i pret, ato me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme aktorja bukuroshe ka postuar dy foto nga shtëpia në Spanjë, ku jeton së bashku me partnerin. 

Olta shfaqet duke pozuar para pasqyrës, e veshur sportive, pothuajse pa makeup dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Pak kohë më parë Olta prezantoi për herë të parë partnerin me një foto ku çifti shfaqej gjatë pushimeve të vitit të kaluar.