Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 14:02

Tërhoqi 1 mln euro pas martesës me vajzën 50 vite më të re, shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë

Kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut, Sylejman Rexhepi së fundmi ishte në qendër të vëmendjes së mediave pas kurorëzimit në martesë me një vajzë 50 vite më të re. 

Mediat vendase gjithashtu shkruanin se me 9 maj Rexhepi kishte tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.

Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sylejman Rexhepin.

Për ushtrues detyre deri në zgjedhjet e ardhshme është zgjedhur myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Burimi: abcnews