Një video tronditëse po bën xhiron e rrjetit ku shfaqet momenti mizor kur një grua italiane hedh fëmijën e saj në tokë pas një zënke me të dashurin.
Nëna, identiteti i të cilës nuk është zbuluar po qëndronte në një hotel në Rumani ku kishte ngecur pas përhapjes së Covid-19. Ajo kishte mbërritur në Timisoara pak kohë më parë për të vizituar të dashurin e saj 38-vjeçar Rumun dhe babanë e foshnjës.
Gjatë një zënke me të dashurin në hollin e hotelit, italianja e përplasi foshnjën e saj përtokë e tërbuar.
Incidenti është filmuar nga kamerat dhe është publikuar nga mediat e huaja. Fëmija tani ndodhet në kujdes intensiv në spital ndërsa nëna është arrestuar.

