Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Maj 2020, 12:12

'Do më pëlqente të bëhesha dhëndër por s'kam moshë', Pipero flet për famën: Do më mungoni

Pëllumb Pipero është kthyer në një nga figurat më të njohura të ekranit, pas shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri. Mjeku ka qenë prezent në të gjitha mediat në vend për të folur dhe dhënë këshilla mbi situatën. Pipero ishte i ftuar sot në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, ku gjatë intervistës Enkel Demi e quajti yll televiziv dhe e pyeti për famën që ka marrë.

"E kam quajtur një detyrë të rëndësishme komunikimin me qytetarët. Kemi pasur një mision të vështirë në këtë situatë dhe pa ju do e kishim të pamundur”, tha mjeku.

I pyetur nga Enkel Demi nëse do të donte të ndryshonte profesionin për tu bërë pjesë e medias, Pipero tha se nuk ka më moshë për një gjë të tillë.

"Më pyetën një herë për këtë se më kishin bërë edhe meme dhe i thashë 'Do më pëlqente shumë të bëhesha dhendër por nuk kam moshë'. Nuk kam moshë që të ndryshoj profesion. Unë nuk jam yll, por pas kësaj ju do më mungoni. Ndodh ndonjëherë që kur vonohet ndonjë telefonatë nga ju të medias them çfarë ka ndodhur”, u shpreh Pipero.