Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë infektuar 21 persona me koronavirus, të gjithë në Tiranë dhe nga këto raste, 13 janë të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.
Personeli dhe pacientët janë infektuar nga një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.
Prej tyre, 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 në terapi intensive.
