Nga Shqipëria / E Hënë 25 Maj 2020, 18:06

Uau: Unaza e Kobi Brajant shitet në ankand me shumën marramendëse

Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter me 26 Janar të këtij viti. Humbja e tyre la një boshllëk të madh në jetën e familjarëve.

Njerëzit nga mbarë bota gjithmonë e kanë vlerësuar dhe vazhdojnë ta vlerësojnë edhe pas vdekjes të ndjerin Kobi Brajant. Kjo është dukur dhe në ankandin "Goldin Auctions" që është organizuar të dielën. Në ankand ishte unaza e tij me rreth 40 gur të vegjël diamantesh, e cila është shitur me një shumë marramendëse.

Një koleksionist anonim e ka marrë unazën me një shumë prej 206.000 dollarësh. "TMZ" ka raportuar se unaza ka pasur rreth 20 oferta. Oferta minimale ishte 15.000 dollarë.