Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 10:10

Del pozitiv me Covid-19 efektivi në Tiranë, me temperaturë edhe vajza e tij me nënën

Është rikthyer alarmi i kuq në rradhët e policisë. Burime për "Faxweb.al" bëjnë të ditur se një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Të dielën ai së bashku me nënën dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe simptoma të tjera të virusit. Të hënën u është marrë tamponi dhe kanë rezultuar të tre pozitiv.

Të tre janë futur në karantinë, dhe janë izoluar nga personat e tjerë. Sot është njoftuar dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe pritet një urdher sesi do të procedohet me personat e kontaktit të efektivit.

"Faxweb" raporton se dyshimet e para janë se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij, që punon si shitëse, ndërkohë që pritet të bëhet hetimi i plotë epidemiologjik i rastit.