Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 13:01

'Përpiqem të qëndroj natyrale', Besa flet për herë të parë për ndërhyrjet estetike

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe që prej vitesh ka sjellë në skenën muzikore shqiptare vetëm hite, Besa Kokëdhima ishte e ftuar në "Piter Pan". Gjatë intervistës, Besa foli hapur mbi ndërhyrjet estetike duke u shprehur se ditët e sotme është diçka e pashmangshme.

Besa tregoi se ajo vetë përpiqet të qëndrojë sa më natyrale duke ruajtur balancën duke e ditur çfarë pret nga vetja.

"Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbaj balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja.