Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 14:02

Nuk ka zgjedhje në verë, ja datat kur do të zhvillohen

Këshilli Politik pranoi sot propozimin e opozitës për ndryshim të periudhës zgjedhore me një muaj nga 3, që është e përcaktuar në ligj dhe zhvendosje të saj në pranverë ose vjeshtë.

Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe nga 15 Tetor - 15 Nëntor. 

Opozita paraqiti në tryezë ndryshimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Burimi: Shqiptarja.com