Mjeku Pëllumb Pipero ishte i ftuar sot në "Opinion", ku u shpreh se gjatë verës intensiteti i rasteve me koronavirus do të ulet dhe do të ketë pak raste ose aspak.
"Vera do ketë raste sporadike ose aspak fare. Prandaj kam këshilluar që është më efektive që të gjurmojmë rastet që kanë klinik dhe t’iu bëjmë tamponin dhe në rast se kanë probleme dhe ti hospitalizojmë. Kontaktit të ngushtë mund t’i bëjmë tampon. Dua të them se rastet pozitive nuk më shqetësojnë ekspozimi nuk më shqetëson, përkundrazi ekspozimi na ndihmon të përforcojmë i imuitetin", tha Pipero.
Pipero theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi virusi ende nuk është zhdukur.
