Shefi i kuzhinës më i komentuar në vend, Renato Mekolli ka reaguar ashpër ndaj masave të marra nga qeveria dhe këtë e ka shprehur disa herë me postimet e tij në rrjete sociale. Pak ditë më parë Renato shprehej i revoltuar me kufizimin e fashës së orareve për këmbësorët dhe bizneset ndërsa dje shprehej ashpër ndaj fundjavës pa makina që njoftoi kryeministri Rama.
Ditën e sotme një intervistë në "Ilva Now", Renato tha se ka vendosur të largohet nga Shqipëria në një kohë të mëvonshme dhe destinacioni do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Greqia u mbyll më vonë dhe sot që flasim janë hapur të gjitha. Turizmi, restorantet dhe lokalet janë të hapura. Jam pro masave dhe protokollit të sigurisë, por nuk mund të na vënë kufizime. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështetje nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë”, shprehet ai.

“Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, tha Renato.
Burimi: euronews

