Ministria e Shëndetësisë njoftoi mëngjesin e sotëm se në 24 orët e fundit ishin zbuluar 25 raste të reja me Covid 19, nga të cilat 15 në një call center.
Burime për "Faxweb.al" bëjnë me dije se menjëherë pas publikimit të 15 rasteve, ISHSH ka kryer kontrolle në këto mjedise biznesi, dhe do të pezullojë punën e call centerave ku janë identifikuar rastet.
"Faxweb.al" raporton se raste me covid janë zbuluar në një godinë ku ndodhen 4 call center, ku në të gjitha ka persona të prekur me koronavirus.
Nuk dihet ende sesa është përhapur virusi te punonjësit e tjerë të këtyre kompanive, që kanë një godinë qendrore ku hyjnë dhe dalin personat.
