Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 17:05

Prekëse/ Pronari vdiq nga koronavirusi, qeni vazhdon e pret në spital për 3 muaj

Pronari i tij ka vdekur, por ky qen besnik vazhdon e pret prej 3 muajsh në një prej spitaleve në Wuhan. 

Ky është Xiabao, qeni që ka fituar zemrën e të gjithë punëtorëve të spitalit që nga dita kur shkoi bashkë me pronarin e tij, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Qenushi shtatë vjeçar mashkull, akoma e pret në spital duke kërkuar gjithandej për të. Madje kur e dërguan diku larg, ai u kthye përsëri në Spitalin Taikang dhe priste pronarin.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se tani qeni është marrë nën kujdesin e një personi që vendosi të dilte vullnetar për ta mbajtur.