Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 16:04

'U infektuam e gjithë familja', Andrea Bocelli flet për betejën me Covid-19 dhe dhuron plazmën

Tenori i famshëm, Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin. "Unë kisha koronavirus", tha Bocelli për gazetarët italian dhe zbuloi se ka dhuruar plazmën për kërkime.

Bocelli kishte dalë pozitiv me Covid-19 në 10 mars dhe nuk kishte pasur ndonjë simptomë të rëndë, përveç temperaturës së lartë.

Bocelli tregoi se gruaja e tij dhe fëmijët u infektuan me koronavirus por tani janë të gjithë mirë. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij dhuroi plazmën për kërkime.

Bocelli dhuroi gjak në Spitalin Cisanello, afër rezidencës Tuscan, ku jeton me familjen e tij. Plazma e gjakut do të përdoret për hulumtime për të zhvilluar trajtime për infeksionin vdekjeprurës.