Tenori i famshëm, Andrea Bocelli ka folur për herë të parë për betejën e tij me koronavirusin. "Unë kisha koronavirus", tha Bocelli për gazetarët italian dhe zbuloi se ka dhuruar plazmën për kërkime.
Bocelli kishte dalë pozitiv me Covid-19 në 10 mars dhe nuk kishte pasur ndonjë simptomë të rëndë, përveç temperaturës së lartë.
Bocelli tregoi se gruaja e tij dhe fëmijët u infektuan me koronavirus por tani janë të gjithë mirë. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij dhuroi plazmën për kërkime.

Bocelli dhuroi gjak në Spitalin Cisanello, afër rezidencës Tuscan, ku jeton me familjen e tij. Plazma e gjakut do të përdoret për hulumtime për të zhvilluar trajtime për infeksionin vdekjeprurës.
