Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 15 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në një call center në Tiranë. "Në rastet e reja janë 15 të prekur në një call center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë", thuhej në njoftimin e ministrisë.
"Faxweb.al" bën të ditur se inspektorët e ISHSH-së kanë mbërritur menjëherë në godinën disa katëshe, por derën e kanë gjetur të mbyllur dhe nuk u është lejuar që të kryejnë inspektim në ambientet e brendshme.
Inspektorët e ISHSH-së shprehen se do të kërkojnë ndihmën e policisë për hapjen e derës dhe për inspektimin e ambienteve.
Burimi: faxweb.al
