Tre ditë më parë një djalë 4-vjeçar nga Berati humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, duke luajtur në pedonalen e qytetit. Pas ngjarjes u vunë në pranga dy zyrtarë të Bashkisë së Beratit.
Sot bëhet e ditur se Gjykata e Shkallës së Parë në Berat i ka liruar nga qelia dy zyrtarët e bashkisë duke ndryshuar masën e sigurisë.
Tashmë nga arrest me burg, dy zyrtarët drejtori i shërbimeve Poli Ikonomi 32-vjeç dhe përgjegjësi i ndriçimit Llazar Oxholli 61 vjeç do të hetohen në masën detyrim paraqitje.
Në hetim për cështjen në gjendje të lirë janë edhe 4 elektricistë.
Fëmija ishte duke luajtur në park, në momentin që shkoi të pinte ujë në çezmë dhe ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabujt ishin zhveshur.
Burimi: Shqiptarja.com
