Nga Shqipëria / E Martë 26 Maj 2020, 10:10

Refuzoi të vendoste maskën, gruaja tërhiqet zvarrë nga policia (Video)

Ndonëse shumë prej masave kufizuese janë hequr, disa rregulla duhet ende të zbatohen derisa të kemi një vaksinë ndaj Covid-19. Prandaj liderët e shumë vendeve shpeshherë bëjnë thirrje për të ruajtur distancimin social dhe mbajtjen e maskave.

Vendosja e maskave është e detyrueshme në Francë pas urdhërit të kryebashkiakut të Aubenas, por një grua ka refuzuar ta zbatojë urdhërin. 

Ajo ka debatuar ashpër me efektivët e policisë, sepse këta të fundit i kërkuan llogari, përse nuk kishte vendosur maskën. Kur gruaja refuzoi, efektivët e shoqëruan me forcë për në rajonin e policisë.