Nga Shqipëria / E Hënë 25 Maj 2020, 19:07

Italia po ia del! Ulet numri i rasteve të reja në 24 orë

Situata nga Koronavirusi në Itali është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 300 raste të reja me Covid-19, me një ulje krahasuar me të dielën (531 raste të reja).

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka shkuar në 230.158. Përsa i përket numrit të viktimave, në 24 orët e fundit janë shënuar 92 humbje jetësh, me një rritje krahasuar me ditën e djeshme ku u shënuan vetëm 50 viktima.

Në total kanë humbur jetën persona 32.877. Nga ana tjetër, 141.981 persona kanë fituar betejën me këtë sëmundje, pra janë shëruar. Nga numri total i të prekurve 55.300 raste janë aktive.