Kryeministri Rama bëri të ditur ditën e djeshme se fundjava pa makina do të rikthehet pas sezonit të verës duke nisur nga tetori deri në marsin e vitit 2021. "Nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si nje moment i përjavshëm kushtuar ajrit, familjeve, të moshuarve, fëmijëve, mjedisit", tha kryeministri. Por çfarë mendojnë shqiptarët për këtë vendim? Xing.al publikoi dje një sondazh dhe pas 24 orëve, po ju tregojmë sesi votuan shqiptarët.
E habitshme është që 53% kanë votuar kundër këtij vendimi duke pranuar se fundjava është e vetmja kohë kur mund të dalin për argëtim e të mbyllin punët që nuk i bënë dot gjatë javës. Ndërkohë 28% votuan pro këtij vendimi sepse është në të mirë të mjedisit. 15% pohojnë se ky vendim është një dëm i madh për biznesin ndërsa 4% janë mësuar dhe nuk u bën më përshtypje.

