Amerikanët kanë harruar që vendi i tyre është mbërthyer nga koronavirusi dhe s'kanë pyetur fare për masat. Ditën e sotme po bëjnë xhiron e mediave të huaja pamjet nga një festë në pishinë, në Misuri.

Kryebashkiaku i vendit, John Olivarri u shpreh i shqetësuar pasi pa këto pamje.
"Shqetësimi im është për punëtorët tanë dhe për njerëzit që janë duke krijuar një problem shëndetësor për komunitetin. Por nuk ka asnjë mënyrë për ta kontrolluar atë", tha Olivarri.

Task-forca koronavirus e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se tubimet publike nuk duhet të kalojnë 10 persona teksa shtetet vazhdojnë të rihapen. Maska rekomandohet gjithashtu në publik dhe njerëzit duhet të mbajnë 6 metra distancë nga njëri-tjetri.

Deri më tani Misuri ka raportuar të paktën 11,752 të infektuar me koronavirus dhe 676 viktima.
